Policia e Kosovës apelon pjesëmarrësit në trafik për një përgjegjësi të shtuar, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.
Përmes një postimi në Facebook, policia thotë se në zonat pranë shkollave dhe ku janë vendosur tabelat njoftuese si “Kujdes shkolla” dhe “Këmbësorë”, është jetike që të gjithë të tregojnë maksimal.
Policia gjithashtu kërkon të tregohet kujdes i veçantë për fëmijët që shkojnë në shkollë për herë të parë.
“Këta fëmijë janë më të pafajshëm dhe më të papërvojë në rrugë, ndaj është detyra jonë të sigurojmë që udhëtimi i tyre drejt shkollës të jetë sa më i sigurt dhe i mbrojtur”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Trump paralajmëron shtyrjen e vizitës në Kinë për shkak të t...
Rafuna: CEFTA është zhvilluar në një shtyllë kyçe të bashkëp...
Kuvendi i Shqipërisë miraton rezolutën që shpall Iranin shte...
Kusari-Lila: Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj një angazhimi...
Vitia nënshkruan kontratën për vazhdimin e punimeve në Spita...
Sekuestrohen 4.2 kilogramë kanabis në Muriqan, në pranga dy ...