Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ishin konsumatorët e parë në pikën e sapohapur të Postës së Kosovës në Mitrovicën veriore.
Rizvanolli në një postim në Facebook shkruan se nga posta në veri dërgoi një kartolinë familjarëve në Londër, shkruan Arbresh.info.
“Kënaqësi të jem konsumatorja e parë e pikës së re të Postës së Kosovës në Mitrovicën Veriore, nga ku u dërgova një kartolinë familjarëve në Londër. Së bashku me ministrin Elbert Krasniqi, vizituam këtë pikë e cila, bashkë me tetë pikat tjera të Postës në 4 komunat veriore dhe në kufi, do të sigurohen që secili qytetar i Republikës së Kosovës ka qasje në shërbime cilësore, si shërbimet postare, pagesat për regjistrimin e automjeteve, dënimet në trafik, dokumentet personale e lincesat e ndryshme në institucione, ndër të tjera. Përveç shërbimeve postare e të pagesave, në këtë pikë ofrohen edhe shërbimet nga VALA – Telekomi i Kosovës”,ka shkruar ajo./Arbresh.info/
Zëvendëspresidenti i Iranit: Ngushtica e Hormuzit na përket ...
27 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës
Kurti merr pjesë sot në vendosjen e gurthemelit të Parkut In...
Vance: SHBA po ‘bën përparim’ në bisedimet me Iranin
Të enjten mot me diell e vranësira, temperatura deri në 22°C
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...