Kombëtarja e Kosovës në futboll luan dy ndeshjet e parë të Nations League muajin shtator ndaj Rumanisë dhe Qipros.
Njëri ndër futbollsitët e parë të ftuar nga Franco Foda është gardiani darda, Aro Muric, shkruan Arbresh.info.
Ardhja e Aros është konfirmuar nga klubi i tij Ipsëich Toën, përmes një postimi në uebin e tyre zyrtar.
“Portieri Aro Muric është ftuar nga Kosova.
Aro, i cili nënshkroi nga Burnley këtë verë, është përfshirë në kombëtaren e tij për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Rumanisë dhe Qipros.
E para, kundër Rumanisë, do të luhet në Prishtinë të premten, më 6 shtator, para vizitës në Qipro për ndeshjen e dytë në Nikosia të hënën, më 9 shtator.
Aro ka fituar më parë 38 paraqitje për vendin e tij, duke bërë debutimin e tij në nëntor 2018”, shkruhet në sajtin zyrtar të skuadrës angleze.
Lista zyrtare e përzgjedhësit Franco Foda do të publikohet ditëve në vijim ku priten disa emra të rinj në kombëtare./Arbresh.info
Qeveria në detyrë miraton vendime për 18-vjetorin e Pavarësi...
Arrestimi i zyrtarëve komunalë, Rama ofron bashkëpunim të pl...
Haxhiu kërkon që të hetohet edhe kreu i KQZ-së e deri te çdo...
Trump synon të ndërtojë një bazë të CIA-s në Venezuelë
Alcaraz arrin për herë të parë në karrierë gjysmëfinalen e A...
Arrestohen tre zyrtar komunal në Prishtinë, Prokuroria jep d...