Ditën e sotme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti ambasadoren e re të Holandës në Kosovë, Karin Boven.
Në këtë takim të parë mes tyre, Kryeministri e uroi për detyrën e re, teksa e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e Holandës ndaj Kosovës në çlirim e zhvillim dhe për mbështetjen në anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Ai shtoi se Kosova synon të bëhet anëtare edhe e BE-së dhe NATO-s duke iu bashkangjitur Holandës dhe shumë shteteve të tjera aleate e partnere.
Së bashku, kryeministri dhe ambasadorja theksuan marrëdhëniet e mira bilaterale mes Kosovës dhe Holandës dhe angazhimin për thellimin e forcimin e mëtejmë të tyre.
Kryeministri Kurti e njohu ambasadoren me progresin socio-ekonomik e demokratik të vendit, i cili është dëshmuar në tri vitet e fundit dhe nga indikatorët, matjet e rankimet pozitive ndërkombëtare./Arbresh.info

Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...
Talenti holandez, Kees Smit në “radarët” e gjiga...
Trump: Po e fitojmë luftën me Iranin pavarësisht lajmeve të ...
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...