Ndihëmësekretari i Përgjithshëm për operacione i NATO-s, Thomas Goffus sot do të vizitoj Kosovën.
Kështu njoftoi kryeministri i vendit, Albin Kurti të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë.
“Pas vizitës në ShBA javën e kaluar në harkun kohorë të pak ditëve mysafir i kemi pasur në kryeministri, shefin e CIA-së. Mbështetja e tyre është e palëkundur, bashkëpunimi i gjerë dhe i fuqishëm kurse përkushtimi i përbashkët është serioz dhe produktiv në shërbim të paqes dhe sigurisë të cilat ecin paralelisht me sundimit e rendit dhe ligjit si dhe progresin demokratik dhe ekonomik. Nesër për vizitë vjen zotëri Thomas Goffus ndihmës sekretari i përgjithshëm për operacione i NATO-s, sot vjen delegacioni danez i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ndërsa javën e ardhshme do t’i mirëpresim dy ministra të jashtëm të dy shteteve anëtare në NATO-s”, tha Kurti.
Kurti tha se në të gjitha këto diskutohet dhe do të diskutohet për mundësinë e hapjes së Urës së Ibrit./Arbresh.info/
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn