Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama po merr pjesë në European Forum Alpbach 2024 në Austri.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama tregoi se në panelin e mbrëmjes është diskutuar për transformimin e hapsirave publike, rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje, rolin e inteligjencës artificiale dhe digjitalizimin e qyteteve, shkruan Arbresh.info.
“Prezantova gjatë panelit projektet aktuale të Kryeqytetit drejt transformimit të hapsirave publike si dhe pjesëmarrjen aktive të Kryeqytetit në iniciativat rajonale si Rrjeti i Qyteteve të Ballkanit B40. Më tutje potencova proceset e vendimmarrjes demokratike të aplikuara nga Kryeqyteti përmes buxhetimit me pjesëmarrje ku qytetarët propozojnë dhe votojnë projektet për lagjet e tyre.”, ka shkruar ai.
Ai përmendi edhe punën që është duke u bërë në digjitalizimin e qytetit.
“Krejt në fund, nënvizova punën që jemi duke e bërë për digjitalizim të Kryeqytetit për të shndërruar Prishtinën tonë në Qytet të Mençur, si shembull për gjithë rajonin.”, theksoi ai./Arbresh.info/
Protesta e studentëve në RMV, ambasadori Meidani mesazh me v...
Hapet unaza e brendshme e Prishtinës, premtohet lehtësim i t...
Humbet Mallorca e Muriqit, rrezikon rënien nga La Liga
Haradinaj përkrah protestën e studentëve në Shkup: Shqipja ë...
Kurti në Gjakovë: Listat më parë ngjanin në transaksione int...
Dëmtimi i monumentit të UÇK-së në Kaçanik, reagojnë Veteranë...