Presidentja e Gjeorgjisë Salome Zurabishvili theksoi rëndësinë e zgjedhjeve që do të mbahen në tetor në vendin e saj. Ajo tha se këto zgjedhje janë të rëndësishme për të vendosur të ardhmen e vendit mes Evropës dhe Rusisë. Kjo deklaratë e Zurabishvilit vjen pasi ajo nënshkroi dekretin që shpall 26 tetorin ditë kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare.
Ajo tha se votuesit do të zgjedhin “Mes luftës dhe paqes. Dita e vendimit, dita e zgjedhjes, disa e mbijetesës po vjen”, tha Zurabishvili, duke theksuar se zgjedhjet do të jenë “thelbësore” për ish-republikën sovjetike, të cilat “do të përcaktojnë fatin e shtetit për shumë vite të ardhshme. Askush në Gjeorgji nuk dëshiron luftë, askush nuk po planifikon një luftë… Zgjedhje do të jetë mes të qenit skllav i Rusisë apo bashkëpunimit me Evropën”, shtoi Zurabishvili.
Pavarësisht dëshirës së Gjeorgjisë për tu bërë pjesë e perëndimit, duhet theksuar se nuk ka arritur të shkëputet nga ndikim i rus. Miratimi i ligjit për “agjentët e huaj” nxiti protesta masive në vend, po ashtu dhe Brukseli ka ndërprerë bisedimet për anëtarësim në BE. Shoqëria civile ka kërkuar vazhdimisht shkëputjen e vendit nga ndikimi rus./rtsh/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...