Shqipëria është ftuar të jetë Vendi i Nderit në Qendrën e Panaireve të Berlinit, një lajm që është bërë i ditur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Ai e ka cilësuar këtë si një promovim të jashtëzakonshëm për vendin.
Rama ka zhvilluar takime me Mario Tobias, kreun e Qendrës së Panaireve të Berlinit, si dhe me Deborah Rothe, drejtuesen e ITB, për të diskutuar hapat e bashkëpunimit në përgatitjen e edicionit të ardhshëm të panairit të turizmit.
“Kryeministria – Me Mario Tobias, bosin e Qendrës së Panaireve të Berlinit, ku mbahet edhe panairi më i madh në botë i turizmit “ITB Berlin”, si edhe me Deborah Rothe, drejtuesja e ITB, për të diskutuar hapat e bashkëpunimit në funksion të edicionit të vitit të ardhshëm të panairit të turizmit, ku Shqipëria ka marrë ftesën për të qenë Vendi i Nderit, duke fituar pozicionin qendror në panair dhe mbështetjen e ITB për promovimin e turizmit shqiptar në një zinxhir të tërë aktivitetesh që kulmojnë në mars 2025 në shfaqjen e madhe të Berlinit; një vlerësim i paimagjinueshëm deri disa vite më parë dhe një promovim i jashtëzakonshëm global për #ShqipërinëTuristike”, tha Rama./Arbresh.info
Haxhiu pret në takim ambasadorin amerikan në NATO
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...