Liverpooli ka nisur për mrekulli edicionin e ri në elitën e futbollit anglez, ku pas dy ndeshjeve ka dy fitore duke mposhtur fillimisht Ipswich Town në xhiron e parë, pastaj edhe Brentfordin.
Protagonist kryesor në dy fitoret e “The Reds” është egjipitani Mohamed Salah, shkruan Arbresh.info.
Pas dy xhirosh ai ka dy gola e një asistim edicionin e ri në Premier League.
Në fitoren e parë këtë sezon të Liverpoolit me rezultat 2-0 ndaj Ipswich Town, ai realizoi gol dhe asistoi për Jotan.
Kontributi i tij është i përjavshëm andaj edhe në këtë fundjavë nuk pati se si të mungoi.
Liverpool fitoi sërish me rezultat 2-0 kësaj radhe ‘viktima’ ishte Bretfordi, ndërsa Salah shënoi përsëri gol në këtë triumf.

Egjiptiani është pjesë e Liverpoolit nga sezoni 2017/18 kur u transferua nga Roma, deri më tani në Premier League ka të zhvilluara 265 ndeshje dhe ka shënuar 157 gola e dhuruar 69 asistime.
Ai gjithashtu ka qenë tri herë golashënuesi më i mirë i sezonit, 2017/18, 2018/19 dhe 2021/22.

Salah ka fituar një herë Premier Leaguen me Liverpoolin në sezonin 2019/20./Arbresh.info

Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...