Napoli ka arritur të lë anash humbjen nga xhiro e parë dhe të mposht sonte Bolognan me rezultat bindës 3-0 në kuadër të javës së dytë në Serie A.
Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte shijoi fitoren e parë këtë edicion në kampionatin italian, shkruan Arbresh.info.
Goli i parë erdhi në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë nga Di Lorenzo.
Kurse rezultatin e dyfishoi Khvica Kvaratskhelia në minutën e 75-të, pas një asistimi të Amir Rrahmanit.
Fitorja me rezultat 3-0 u vulos nga Giovanni Simeone në minutën e pestë shtesë.
Napolitanët ndeshjen e radhës e luajnë ndaj Parmas kurse Bologna do të ketë punë me Empolin./Arbresh.info
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...