Janë konfirmuar dy raste me ethet e Nilit në dy fshatra të Elbasanit, përkatësisht në fshatin Bujqes dhe Jagodinë.
Personat e prekur nga virusi tashmë janë shtruar në spital dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësorë.
Njëri nga te prekurit është i moshuar, 74 vjeç dhe tjetri 45 vjeç. Nga strukturat e kontraktuara për këtë çështje, bëhet me dije se është bere dezinfektimi i të dy fshatrave.
Gjithashtu edhe Bashkia e Elbasanit ka bërë dezinfektimin e kontejnerëve të mbetjeve urbane në të gjithë zonën.
Çfarë duhet të dini për “Ethet e Nilit”:
Infeksioni te njeriu është kryesisht rezultat i pickimeve nga mushkonjat e infektuara, të cilat infektohen kur ushqehen me zogj të infektuar.
Virusi qëndron në natyrë nëpërmjet një cikli transmetimi mushkonja-zogj-mushkonja.
Zogjtë janë rezervuarët bartës të virusit.
Deri në moshën 80 vjeç, ky infeksion nuk jep shenja, vetëm 20% e atyre që janë të prekur mund të arrijnë të kuptojnë simptonat, si dhimbje koke, ethe, lodhje, dhimbje trupore, të përziera, të vjella, herë pas here skuqje të lëkurës dhe fryrje të gjëndrave limfatike.
Për kurimin e tij nuk ka një trajtim specific, si dhe nuk ka një vaksinë të dedikuar këtij virusi.
Gjithcka që mund të bëhet është ndërgjegjesimi i shoqërisë për të zvogëluar ekspozimin ndaj virusit./euronews
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...