Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale bëri të ditur të premten se ka dalë në dritë urbanizmin e plotë të Apolonisë së Ilirisë.
Aktiviteti kryesor është përqendruar në studimin e materialit arkeologjik dhe të disa prej monumenteve të qytetit, siç janë fortifikimi dhe portat hyrëse, si dhe “termat” e periudhës romake.
“Përdorimi i metodave multidisiplinore si survejimet gjeofizike, rilevimet topografike, si dhe fotogrametritë dhe ortofotot e realizuara pothuajse në të gjithë sipërfaqen e qytetit, kanë nxjerrë në dritë urbanizmin e plotë të Apolonisë së Ilirisë”, shkruan Rama.
Qyteti antik i Apolonisë, i ndodhur 12 km larg qytetit të Fierit, është një nga sitet më të mëdha të Shqipërisë, por edhe një nga qytetet e rëndësishëm të antikitetit. Gjatë muajit gusht në këtë qytet antik po punon misioni arkeologjik shqiptaro-francez.
Ky projekt jetëgjatë i Institutit të Arkeologjisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme Franceze dhe Shkollave franceze të Athinës (EfA) dhe Romës (EfR), me miratimin e IKTK – MEKI, është kontribuesi kryesor i njohjes së jetës mijëravjeçare të Apolonisë.
Apolonia është themeluar rreth fillimit të shek. të IV p.e.s., ndërsa rrënojat e Apolonisë janë zbuluar në fillim të shek. XIX. Në shekujt që pasuan, qyteti zhvilloi një kulturë të pasur dhe u bë një qendër e rëndësishme ekonomike dhe kulturore në rajon. Ai ndikoi ndjeshëm në zhvillimin e kulturës romake në Ballkan dhe Evropën Lindore.
Arkeologët e quajnë Apoloninë “Pompei i Shqipërisë”, pasi vetëm 10% e territorit të qytetit të dikurshëm është zbuluar deri më sot./telegrafi/
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...