Më shumë se 20 kompani të mëdha industriale ruse i dërguan një letër ministrisë përkatëse, ku thonë se kërcënohen me falimentim për shkak të sanksioneve perëndimore.
Kompanitë e mëdha industriale ruse, duke përfshirë kompanitë e ndërtimit dhe automobilave, si dhe të pajisjeve shtëpiake, i kanë dërguar një letër kreut të ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë, Anton Alikhanov, duke deklaruar se janë të kërcënuar me falimentim dhe të ndalojnë prodhimin dhe funksionimin e tyre për shkak të pamundësisë për të blerë jashtë vendit lëndët e para të nevojshme me rëndësi kritike, edhe në të ashtuquajturat vende mike.
Shkak i këtyre shqetësimeve është paketa e katërmbëdhjetë radhazi e sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Rusisë (vendosur më 24 qershor 2024), duke prekur furnizimet me materiale të rëndësishme nga SHBA, Evropa, Japonia dhe së fundmi edhe nga Kina.
Këto janë kryesisht lëndë të para që përdoren në prodhimin e frigoriferëve, pjesëve të makinave, tubave, ngjitësve dhe dyshemeve. Në letër thuhet se në këtë rast ekonomia ruse është 100 % e varur nga importet.
Në letrën e tyre, kompanitë pretendojnë se stoqet e tyre aktualisht zgjasin vetëm dy muaj, ndërsa marrëveshjet me furnitorët për të ndihmuar në shmangien e sanksioneve, veçanërisht me Arabinë Saudite, nuk janë bërë ende të mundura./abcnews/
Komuna e Mitrovicës inicion procedurë për trajtimin e qenve ...
Llapi blindon talentin Mërgim Cërnavërni
Rama njofton: Ora e parë mësimore më 16 shkurt kushtuar UÇK-...
EKSKLUZIVE – MPB shkarkon 15 ish-roje serbë të urës në Mitro...
Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së si...
Publikohen pamjet e para nga sulmi tragjik në Kanada, ku 9 p...