Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan do të takohet me diplomatin e lartë kinez ëang Yi në Kinë javën e ardhshme për të diskutuar çështje si Tajvani deri te bisedimet ushtarake SHBA-Kinë dhe kriza e fentanilit amerikan, tha të premten një zyrtar i lartë i administratës amerikane.
Gjatë bisedimeve të datave 27-29 gushtit në Pekin, të dy do të diskutojnë gjithashtu mbështetjen e Kinës për industrinë e mbrojtjes së Rusisë, si dhe Detin e Kinës Jugore, Korenë e Veriut, Lindjen e Mesme, Mianmarin dhe inteligjencën artificiale, u tha zyrtari gazetarëve.
Kjo vizitë vjen në një kohë kur të dyja palët kanë kërkuar të normalizojnë marrëdhëniet e vështira, të cilat shënuan pikën më të ulët vitin e kaluar, kur SHBA rrëzoi një balonë spiunazhi të dyshuar kineze./abcnews/
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...