Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës Nënkolonel Liridon Poroshtica dhe Major Ardian Ramadani kanë përfunduar me sukses të lartë kursin “War Game Designer Course” në SHBA.
FSK njofton se ky kurs ka për qëllim zhvillimin e dizajnerëve strategjik të lojës së luftës e cila do të përdoret për nevoja të Forcave të Armatosura dhe Ministrive të Mbrojtjes në krijimin dhe zhvillimin e strategjive të dalura nga planifikimet dhe nevojat për zhvillimin e Forcës.
“Gjatë këtij kursi oficerët në fjale kanë përfituar njohuri të veçanta në teoritë dhe teknikat e krijimit të një loje të luftës në mënyrë profesionale. Në fund të kursit pjesëmarrësit krijojnë lojën e tyre ku oficerët tanë kanë krijuar një lojë strategjike me fokus të mbrojtjes së territorit të Kosovës ku edhe është përzgjedhur si loja më e mirë e dizajnuar dhe zhvilluar për këtë gjeneratë”, thuhet në njoftimin për media nga FSK-ja./Arbresh.info/
“Është e dashuruar në burrë të martuar”, banorët...
Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘N...
Ambasadori i OKB: Mbi 1.300 civilë iranianë të vrarë nga sul...
E papritshme, ende nuk janë shitur të gjitha biletat për sup...
Çitaku: PDK-ja ka kërkuar marrëveshje parimore, jo pazare pë...
Aksident me motor në Berat, humb jetën një 40-vjeçar