Një sulm ukrainas me dron gjatë natës shkaktoi një zjarr masiv në një bazë ushtarake në Rusinë jugore, deklaroi një zyrtar rajonal.
Andrey Bocharov, guvernatori i rajonit të Volgogradit, tha se mbrojtja ajrore zmbrapsi shumicën e avionëve pa pilot, por një dron i rrëzuar shkaktoi zjarr.
Guvernatori tha se ambientet e një lokacioni ushtarak u goditën, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Blogerët rusë të luftës thanë se objektivi ishte baza ajrore Marinovka, e vendosur rreth 45 kilometra nga kryeqyteti rajonal Volgograd.
Trafiku ajror u kufizua përkohësisht në aeroportin civil të Volgogradit për shkak të rrezikut të paraqitur nga dronët. /rtsh/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...