Trupi i miliarderit britanik Majk Linç është rikuperuar dhe nxjerrë në breg, pas mbytjes së jahtit të tij në ujërat e Siçilisë.
Deri tani 5 persona janë konfirmuar të vdekur nga incidenti dhe një tjetër konsiderohet ende i humbur.
15 persona të tjerë arritën të mbijetonin pasi u shpëtuan nga një varkë që ndodhej aty pranë.
Jahti 56 metra i gjatë u mbyt në orët e para të së hënës gjatë një stuhie të dhunshme, pasi ishte larguar rreth 1 kilometër nga brigjet e qytezës Portiçelo.
Zyrtarë të mbrojtjes civile deklaruan se besonin se mjeti lundrues ishte goditur nga një tornado, i njohur si “gryka e ujit”.
Por pyetja se si një varkë kaq e madhe u fundos brenda pak minutash mbetet e hapur.
Të mërkurën, autoritetet italiane morën në pyetje kapitenin e jahtit të tipit “Bajezian”, Xhejms Katfilld, për rreth 2 orë, në përpjekje për të zbuluar më shumë.
Për të njëjtin qëllim, hetuesit italianë po marrin në pyetje edhe të mbijetuarit e tragjedisë./euronews.al/
Vendet e Gjirit i bëjnë thirrje Këshillit të Sigurimit të OK...
Mashtrim milionësh në Ferizaj, arrestohet i dyshuari për tje...
Atletico arrin marrëveshje me një tjetër lojtar të Atalantas
Osmani organizoi pritje me rastin e largimit nga detyra, zyr...
Real Madridi e bën prioritet yllin e PSG për merkaton e verë...
Rizvanolli merr pjesë në përurimin e investimeve të efiçienc...