Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, vazhdon të shkëlqejë në skenën muzikore globale, duke shënuar një tjetër sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e saj.
Kënga e saj “Physical,” pjesë e albumit të dytë “Future Nostalgia,” ka arritur mbi një miliard dëgjime në platformën muzikore Spotify. Kjo arritje e shënon “Physical” si këngën e saj të dhjetë që arrin këtë sukses të jashtëzakonshëm.
E lumtur me këtë arritje, Dua ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një njoftim të veçantë nga faqja e saj e fansave, duke theksuar me krenari këtë sukses të ri në karrierën e saj. Për artistët, arritja e një miliard dëgjimeve në Spotify është një moment i rëndësishëm, dhe për Dua Lipën, kjo është dëshmi e popullaritetit të saj të vazhdueshëm dhe mbështetjes së madhe nga fansat në mbarë botën.
Dua Lipa nuk është e panjohur për këto lloj suksesesh. Ajo mban statistika të jashtëzakonshme në Spotify, me pesë këngë që kanë kaluar dy miliardë dëgjime secila: “Don’t Start Now,” “One Kiss,” “New Rules,” “Levitating,” dhe “Cold Heart (PNAU Remix)”.
Përveç kësaj, pesë këngë të tjera të saj kanë kaluar tashmë një miliard dëgjime, duke përfshirë: “Scared To Be Lonely,” “IDGAF,” “Break My Heart,” “No Lie,” dhe tani, “Physical”.

Ky sukses i jashtëzakonshëm e bën artisten me origjinë nga Kosova një prej këngëtareve më të dëgjuara femra në historinë e Spotify. Me një kombinim të talentit të saj të jashtëzakonshëm, punës së palodhur dhe mbështetjes së vazhdueshme nga fansat, Dua Lipa vazhdon të vendosë standarde të larta në industrinë muzikore dhe të lërë gjurmë të pashlyeshme në histori. /Telegrafi/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Zelenskyy: Lufta SHBA-Iran rrezikon raketat Patriot për Ukra...