Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se në 7 mujorin e parë të këtij viti ( janar – korrik 2024) në Zonat e Mbrojtura ka pasur 2.5 milionë vizitorë më shumë apo 28 % më shumë se sa vitin e kaluar,.
Sipas tij, këto shifra janë tregues i interesit për ekoturizmin, sportet e natyrës dhe kuriozitetin për të të njohur biodiversitetin tonë, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa, siç tha ai, ka një interes të rritur për të eksploruar parqet kombëtare e natyrore, monumentet e natyrës e peizazhet e mbrojtura nga veriu në jug ku vendin e parë e mban qarku i Shkodrës me 609 mijë vizitorë.
“2.5 milionë vizitorë, ose 28 % më shumë se viti i kaluar në Zonat e Mbrojtura gjatë janar – korrik 2024 Këto shifra janë tregues i interesit për ekoturizmin, sportet e natyrës dhe kuriozitetin për të të njohur biodiversitetin tonë, ndërsa ka një interes të rritur për të eksploruar parqet kombëtare e natyrore, monumentet e natyrës e peizazhet e mbrojtura nga veriu në jug ku vendin e parë e mban qarku i Shkodrës me 609 mijë vizitorë”, ka shkruar Rama në Facebook./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...