Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë vizitës që sot i ka bërë Mitrovicës, është mirëpritur edhe në disa familje atdhetare të cilat pësuan nga lufta në Kosovë.
Haradinaj ka vizituar familjen Alushi tek Suhodollt në Mitrovicë, familje kjo të cilës i janë vrarë katër anëtarë në Ditën e Bajramit në mars të vitit 1999, shkruan Arbresh.info.
“Familja Alushi e Suhodollit të Mitrovicës, ka paguar një çmim të lartë për lirinë e Kosovës, por ka qëndruar. Asaj ditën e Bajramit në mars të vitit 1999 i ishin vrarë katër anëtarë. Kjo familje edhe sot përballet me sfidat e përditshme, por që janë më të rënda, në veri. Me bashkëpartiakun Gëzimin e familjen e gjërë Alushi, evokuam të parat kujtime të pasluftës, kur shqiptarët nuk e kishin aspak të lehtë të qëndronin në vatrat e tyre”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se AAK gjithmonë ishte krah qytetarëve të Mitrovicës.
“Me bujari u pritëm edhe në Lagjen Frashër, në familjen e Asllan Isufit, të cilin e urova për lindjen e djalit. Si Aleancë gjithmonë u kemi qëndruar afër qytetarëve tanë në këtë pjesë dhe kjo nuk do të ndryshojë asnjëherë”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka vizitur edhe familjen Ibishi.
“Gjatë qëndrimit të sotëm në Mitrovicë, në fshatin Kqiç, vizitova edhe familjen Ibishi, një familje me vlera e me kontribute të jashtëzakonshme. Mirënjohes edhe për mbështetjen e tyre ndaj vizionit tonë për Kosovë stabile, të fortë e të zhvilluar”, ka përfunduar Haradinaj./Arbresh.info/
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...