Duke nisur nga mbrëmja e sotme Italia ka lëshuar alarmin e verdhë në 10 rajone, pasi vendi do të përfshihet nga reshje shiu dhe stuhi, në zonat qendrore-jugore të Adriatikut dhe në pjesën e poshtme të detit Tirren.
Kjo është bërë e ditur nga Departamenti i Mbrojtjes Civile i cili ka lëshuar një paralajmërim të mëtejshëm për kushtet e pafavorshme atmosferike, duke zgjatur paralajmërimet e lëshuara ditët e fundit.
Paralajmërimi parashikon reshje dhe stuhi mbrëmjen e sotme mbi Kalabri dhe Siçili. Reshjet do të shoqërohen me vetëtima, stuhi lokale breshëri dhe me erëra të forta, sqaron Mbrojtja Civile.
Në bazë të fenomeneve të pritshme dhe të vazhdueshme, është vlerësuar një alarm i verdhë për nesër, e martë 20 gusht, në disa sektorë të Emilia-Romagna dhe Marche, në Umbria, Abruzzo, Molise, Campania, Basilicata, Pulia, Kalabria dhe një pjesë të Siçili./A2CNN
Tensionet gjeopolitike rrisin çmimet e naftës
Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional ...
Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord
Armend Agolli thotë se ai dhe tre delegatë tjerë u përjashtu...
Premton rikthimin e të larguarve nga LDK-ja, Hoti: Mund t’i ...
Deçani mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt