Hamasi ka lëshuar një deklaratë zyrtare në lidhje me propozimin e fundit gjatë bisedimeve në Doha, duke akuzuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu se ka vendosur pengesa me ‘kushte dhe kërkesa të reja’.
Sipas mediat e huaja, Hamasi thotë se propozimi i fundit i mbështetur nga SHBA është në përputhje me kërkesat e Izraelit, pasi kërkon që ushtria izraelite të qëndrojë në korridorin e Filadelfias, kalimin Rafah dhe korridorin Netzarim.
Grupi akuzon gjithashtu Netanyahun se ka vendosur kushte të reja për lirimin e të burgosurve.
Ne e mbajmë Netanyahun plotësisht përgjegjës për pengimin e përpjekjeve të ndërmjetësve, për vonimin e marrëveshjes dhe për jetët e të burgosurve të tij që janë të ekspozuar ndaj të njëjtit rrezik si populli ynë për shkak të agresionit të tij të vazhdueshëm dhe shënjestrimin sistematik të të gjitha aspekteve të jetës në Gaza.”, tha Hamasi.
“Ne u bëjmë thirrje ndërmjetësuesve që të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të detyrojnë pushtimin të zbatojë atë që është rënë dakord,” tha Hamasi, duke shtuar se ishte plotësisht i përkushtuar ndaj propozimit të korrikut./abcnews.al
Sylvinho me “dhimbje koke” – humb yllin kr...
Performancat e shkëlqyera këtë edicion, Fermin kap vlerën 10...
Sylejman Elshani emërohet zëvendësministër në Ministrinë e S...
Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ush...
Sulm me dron në një zonë me naftë në Emiratet e Bashkuara
Osmani në takimin lamtumirës me Orav: BE-ja mbetet partner k...