Mbrojtja ajrore e Ukrainës ka rrëzuar të 14 dronët që Rusia lëshoi gjatë natës, tha ushtria ukrainase më 17 gusht.
Dronët Shahed – të prodhimit iranian – u rrëzuan mbi gjashtë rajone ukrainase, përfshirë mbi zonat afër kryeqytetit ukrainas, Kiev, u tha në njoftimin e Forcave Ajrore ukrainase të publikuar në Telegram.
Nuk ka raportime për viktima nga sulmet me dronë dhe raketa që Rusia kreu gjatë natës në Ukrainë.
Ushtria ukrainase tha po ashtu dronët u lëshuan nga rajoni rus i Kurskut. Në këtë rajon, që nga 6 gushti, Ukraina po kryen një inkursion.
Deri më tani, ushtria ukrainase ka pretenduar se ka marrë nën kontroll 82 vendbanime në një zonë prej 1.150 kilometrash të këtij rajoni rus./rel
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit