Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka reaguar pasi presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e caktoi 9 shkurtin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në vend.
Hamza tha se data 9 shkurt do të përcaktojë drejtimin e ardhshëm të Kosovës.
Ai shprehu besimin në kapacitetin e vendit për t’u ngritur mbi çdo pengesë dhe për të ndërtuar një shtet modern, të drejtë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët.
“Nominimin për Kryeministër e kam pranuar që të udhëheq me përgjegjësi, transparencë e ndershmëri, duke përfaqësuar interesat tuaja dhe duke i vënë nevojat e qytetarëve në qendër të çdo vendimit tim”.
“Kjo është një rrugë që nuk mund ta përshkoj i vetëm. Prandaj, ju ftoj të gjithëve të bashkoheni me mua për ta ndërtuar një Kosovë më të fortë, më të bashkuar dhe më të drejtë. Së bashku mund të bëjmë ndryshimin që kemi pritur”, shkroi Hamza.
Ai gjithashtu theksoi se është koha për të besuar në të ardhmen dhe për të punuar që 9 shkurti i vitit 2025 të shënojë fillimin e një kapitulli të ri për Kosovën./Arbresh.info/
Trump drejtuar Marinës Amerikane: Qëlloni çdo anije që vendo...
E premtja ditë zie në Kosovë
Haxhiu për ndarjen nga jeta të Qosjes: Ishte hero i mendjes ...
BE miraton kredinë 90 mld euro për Ukrainën pas heqjes së ve...
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë
“Për ne, ai ka qenë gjithmonë hero”: Jeta e Afrim Bunjakut n...