Një grup i grave nga komunat veriore të Kosovës kanë dorëzuar një letër karabinierëve dhe komandantit të KFOR-it, Ozkan Ulutash, me kërkesën që ura e Ibrit të mos hapet.
Milica Radovanoviq, një nga ato që e kanë dorëzuar letrën, ka theksuar se ajo e bëri këtë në cilësinë e një qytetareje dhe se nuk përfaqëson asnjë organizatë, institucion apo parti politike, raporton TV Most, transmeton Arbresh.info.
Ndërkohë, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se pritet që draft-raporti për stabilitetin e urës së Ibrit të publikohet gjatë ditës. Kur është pyetur për ndonjë afat për hapjen e urës në rast se raporti është pozitiv, Durmishi nuk ka dhënë një përgjigje të qartë.
“Kur hapet ura unë nuk e di, por unë mund ta prezantoj raportin sepse detyra ime ka qenë që ta implementojmë një kontratë, e cila ka të bëjë me përcaktimin e stabilitetit të urës mbi lumin Ibër. Dhe këtë po e bëjmë, në momentin që e kemi raportin ne e publikojmë. Mandej se kur hapet ura është çështje tjetër që do të informoheni me kohë dhe për këtë”, shton Durmishi./Arbresh.info/
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...
Haxhiu: Në jetën dhe veprën e Rexhep Qosjes, fjala shqipe gj...