Përfaqësuesi i Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë (ONF) Eric Poppe ka vizituar sot Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në kuadër të aplikimit për avancimin e statusit të Kosovës në ONF nga anëtar i asociuar në anëtar me të drejta të plota.
Poppe u prit nga Sekretarja e Përgjithshme, Fadile Dyla, dhe një delegacion i zyrtarëve të lartë në MASHTI, të cilët e informuan në lidhje me veprimet dhe hapat e ndërmarrë për plotësimin e kritereve për anëtarësim në ONF.
“Këtu përfshihet përfaqësimi i Kosovës në Qendrën Rajonale të Frankofonisë për Evropën Juglindore (CREFECO), pjesëmarrja aktive në aktivitetet e ONF-së, promovimi i mësimit të gjuhës frënge në shkollat tona etj. Mësimi i gjuhës frënge, si një ndër gjuhët më të rëndësishme në kontinentin evropian, hap dyer të shumta përmes të cilave nxënësit tanë mund të zhvillojnë potencialin e tyre në vendet frëngjishtfolëse, ndaj kjo gjuhë ka rëndësi dhe interes të veçantë në rrafsh nacional dhe botëror”, thuhet në njoftim.
“MASHTI në vazhdimësi inkurajon dhe është gjithnjë i gatshëm për mbështetjen dhe promovimin e gjuhës frënge dhe kulturës franceze në shkollat e Kosovës dhe më gjerë, duke iu bashkuar nismave të shumta për inkuadrimin e vendit tonë në instanca dhe organizata botërore në kuadër të integrimeve evropiane dhe më gjerë”, thuhet në fund të njoftimit./Arbresh.info
Bullgaria dërgon kontingjent të ri ushtarak në Kosovë për mi...
Serbia sekuestron 5 tonë marihuanë
Pensionistet e Ferizajt në mbështetje të Marshit “Drej...
Kurti: Kena qef nxehtë, temperaturat në dhoma i kemi dukshëm...
“Bllok e ke përgjithmonë”, Limi i jep fund raportit me Albën...
FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138...