Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë është krenuar me fuqinë dhe potencialin e të rinjve,si gjenerata e ardhshme e liderëve,forca shtytëse e ndryshimeve pozitive globale.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se të rinjtë, kudo në Shqipëri e diasporë janë dëshmi e ruajtjes dhe promovimit të vlerave, kulturës, lidhjeve të reja dhe nxitjen në zhvillim me inovacion dhe teknologji, shkruan Arbresh.info.
“Ne do të vazhdojmë të mbështesim dhe fuqizojmë të rinjtë si brenda dhe jashtë vendit. Zërat dhe veprimet tyre kanë rëndësi në ndërtimin e një bote më gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe dinamike.”, ka shkruar Hasani.
“Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Rinisë!”, uroi ai./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...