Tre persona janë plagosur me armë zjarri sot në lagjen “Veternik” të Prishtinës.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj tha për Arbresh.info se prokuroria tashmë ka nisur hetimet mbi rastin.
“Referuar pyetjeve tuaja, lidhur me rastin e ndodhur sot, në lagjen “Veterniku” në Prishtinë, ju njoftojmë se pas pranimit të informatë nga policia, prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda i kësaj Prokurorie, ka autorizuar të njëjtit t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, të cilat do t’i ndriçojnë rrethanat e rastit”, theksoi ajo.
Tutje, Ulaj shtoi se “nga hetimet preliminare dyshohet se pas një mosmarrëveshje mes disa personash, ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe nga kjo ngjarje kanë mbetur të lënduar tre persona, me ç’ rast janë dërguar në QKUK për ta marrë ndihmën e nevojshme mjekësore”.
“Në këtë fazë nuk mund të japim informata të tjera, për shkak se janë duke u kryer hetime karshi këtij rasti”, theksoi Ulaj.
Ndryshe, zëdhësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Arbresh.info se rasti ka ndodhur rreth orës 06:30, ku fillimisht personat e dyshuar janë përfshirë në rrahje, e cila më pas ka eskaluar duke gjuajtur me armë zjarri.
“Rreth orës 06:30, është raportuar për një rrahje mes disa personash që ka eskaluar në gjuajtje me armë zjarri, të ndodhur në lagjen Veterniku në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë tre persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit”, ka deklaruar Ahmeti.
“Policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha ajo./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...