Zyra e statistikave të Bashkimit Evropian (BE), Eurostat, ka bërë të ditur se shkalla e papunësisë në Eurozonë u rrit në 6.5 për qind në muajin qershor krahasuar me 6.4 për qind në muajin maj.
Sipas të dhënave të Eurostat-it, shkalla e papunësisë në Eurozonë u rrit për 41 mijë nga muaji paraprak, duke shkuar në 11.12 milionë.
Papunësia e gjerë e BE-së që përfshin vendet që janë në bllok, por që nuk përdorin monedhën e tij të përbashkët, ishte e qëndrueshëm në 6 për qind në qershor.
Rreth 13.26 milionë qytetarë në BE ishin të papunë në qershor, duke shënuar një rritje prej 52 mijë nga muaji maj.
Një total prej 2.83 milionë personash të rinj (nën 25-vjeç) ishin të papunë në BE, përfshirë 2.27 milionë në zonën e vetme të monedhës.
Shkalla e papunësisë së të rinjve u ul në 14.1 për qind në zonën e euros dhe 14.4 për qind në BE./rtk/
Osmani përkujton Pajazitin, Zejnullahun dhe Hoxhën: Sakrific...
Arsenali ofron dy yje për të siguruar nënshkrimin me Julian ...
Fusnin veshje kontrabandë nga Kina dhe Turqia, në pranga 3 p...
Shembet një minierë në Kongon lindore, 200 persona humbasin ...
Goditet trafiku i drogës në Doganaj–Kaçanik: Dy shtetas të M...
KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhje...