Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka vizituar Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu tha se drejtori i Qëndres së Paraburgimit në Mitrovicë, Benasim Medic e ka njoftuar atë rreth jetesës së të burgosurve në qendër.
“Ditën e fillova me vizitë në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë. Nga drejtori i QP Mitrovicë, Benasim Medic, u njoftova për punën dhe angazhimin e stafit, mbarëvajtjen e rendit shtëpiak si dhe format e angazhimit të personave të dënuar”, ka shkruar Haxhiu.
Ndër të tjera ajo ka shtuar se QP në Mitrovicë është shembull i mirë i bashkëpunimit ndërmjet të gjitha komuniteteve./Arbresh.info/
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...
Habermas mbështeti bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë