Dy astronautët që kanë mbetur në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor që në fillim të qershorit mund të mos kthehen në tokë deri vitin tjetër. Lajmin e kanë bërë të ditur zyrtarët e NASA-s.
Agjencia Hapësinore nuk e ka vendosur ende nëse dy astronautët do t’i kthejë në tokë me anë të një anije të SpaceX apo nëse ata do të kthehen me kapsulën e Boeing Starliner e cila ka pasur probleme serioze teknike.
“Vijojmë të kemi paqartësi rreth sigurisë së kapsulës së Boeing-ut,” thanë zyrtarët e NASA-s.
Për pasojë, gjasat janë që Butch Wilmore dhe Sunita Williams të shohin nga stacioni hapësinorë teksa kapsula që i nisi të hapësirë të kthehet në Tokë pa ta.
Nëse kjo ndodh, NASA-s do t’i duhet të lërë pas dy nga katër astronautët e saj në fluturimin e radhës të Space X, i cili është planifikuar për nga fundi i shtatorit.
Vendet për Wilmore dhe Williams mbeten bosh për udhëtimin e kthimit në shkurt. Dyshja supozohej të ktheheshin në Tokë, një ose dy javë pasi u nisën për në hapësirë më 5 qershor. /A2CNN
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...