Ka përfunduar pjesa e parë mes Ballkanit dhe Larnes në kuadër të rrethit të tretë kualifikues për në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Pas vetëm tetë minutash, kampioni në fuqi i Superligës së Kosovës rrezikoi me anë të Ismajlgecit, por që goditja e tij nga gjuajtja e lirë ishte e pasaktë.
Hamidi rrezikoi në minutën e 15-të, por portieri i Larnes ishte shumë i vëmendshëm.
Ilir Daja u detyrua të bëjë zëvendësim, pasi Gentrit Halili (22’) u lëndua, duke lëshuar vendin për Gerab Smajlin.
Në minutën e 33-të, Karrica bëri një gjuajtje të fuqishme, por Ferguson e zgjati këmbën, duke shpëtuar Larnen.
Ballkani ishte dukshëm më i mirë në këta 45 minutat e parë, ndërsa do të shpresojë që në pjesën e dytë të gjejë golin e epërsisë. /Telegrafi/
Gimbo zbulon bisedën me babanë e Selinës, ja çka i tha
Dallku akuzohet për nxitje dhune dhe ofendime nga Vjosa e Sh...
Mbyllet pa gola pjesa e parë e finales së Carabao Cup mes Ar...
Vdes tragjikisht 19 vjeçari shqiptar, ra nga skelet ne Angli
Protesta e opozitës, 1400 efektivë policie në terren për gar...
Rreth 200 vullnetarë, 400 thasë mbeturina – Aksion pastrimi ...