Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kanë zhvilluar një bisedë telefonike ku në fokus kanë qenë marrëdhëniet dypalëshe si dhe çështjet rajonale dhe globale.
“Anadolu” raporton se zyra e komunikimit e Turqisë ka njoftuar se Erdogan ka thënë se marrëdhënia mes Turqisë dhe Shqipërisë është në një nivel të avancuar dhe se bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes do të forcohet më tej përmes kontakteve tregtare, ekonomike dhe ushtarake.
“Udhëheqësi turk iu referua përpjekjeve të FETO-s për të fituar një terren në Shqipëri, duke shprehur besimin se shteti ballkanik do të vazhdojë të punojë drejt eliminimit të strukturës së grupit në sektorët e tij arsimor, shëndetësor dhe fetar”, shkruan prestigjizoja “Anadolu”.
“FETO dhe lideri i saj, Fethullah Gulen, orkestruan grushtin e shtetit të dështuar të 15 Korrikut 2016 në Tuqi, në të cilin 252 persona humbën jetën dhe 2.734 të tjerë u plagosën”, vijon artikulli.
FETO-ja gjithashtu akuzohet se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor./tvklan.al
Përleshje mes dy të miturve në Pejë – Njëri theret me thikë,...
Të premten nis gjyqi i dytë ndaj Thaçit
Sulmohet me thikë një i mitur në Fushë Kosovë
Fushata kundër shpejtësisë së rrezikshme, policia ligjëron p...
Kylian Mbappé rrezikon të mungojë ndaj Benfica për shkak të ...
Mbi 3,200 persona lirohen pas amnistisë në Venezuelë