Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka liruar liderin e partisë ‘Demokracia Serbe’, Aleksandar Arsenijeviq dhe Stefan Velkoviq.
Në njoftimin e policisë thuhet se ata tentuan të penguan punën e autoritetit kompetent të kontraktuar për pastrimin e grafiteve me urrejtje nacionaliste si “Severna Brigada”.
Sipas policisë, personat në fjalë janë paralajmëruar disa herë që të mos pengojnë punën dhe ët largohen , por ata kanë vazhduar duke nxitur më pas tensione, raporton Arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
Sot, me datën 08.08.2024 rreth orës 11:00, disa persona të nacionalitetit serb ishin tubuar në një lokacion afër urës në Mitrovicë Veri dhe të njëjtit kanë filluar të pengojnë punëtorët të cilët ishin të kontraktuar dhe të angazhuar nga autoriteti kompetent, për të pastruar disa grafite me mbishkrime nacionaliste, që krijojnë nxitje dhe urrejtje si “severna brigada” etj. të cilat ishin në shesh afër urës.
Personat në fjalë janë paralajmëruar disa herë që të mos pengojnë punën dhe të largohen, mirëpo të njëjtit kanë vazhduar duke penguar dhe duke mos lejuar realizimin e punimeve, si dhe kanë provokuar dhe kanë nxitur tensione.
Njësitet policore relevante, me qëllim të qetësimit të situatës dhe krijimit të mundësive për punë, janë detyruar të veprojnë dhe kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim dy persona. Personat e shoqëruar në stacion policor, pas intervistimit janë liruar. /Arbresh.info/
AARC mbështet studentët në Maqedoninë e Veriut: Mohimi i gju...
Artemis II do të përdorë manovrën që shpëtoi Apollo 13 për k...
Kjo është gruaja nga Gjakova që dyshohet se u vra nga ish-bu...
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane
Trump kërcënoi të godasë infrastrukturën iraniane, President...