Është arrestuar një person në Skenderaj i cili kishte shtënë në drejtim të një kafshe, nga copëzat e plumbit është lënduar edhe një person.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se viktima është dërguar në QKUK.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se nga pakujdesia ka shtënë/gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një kafshe (dëmtues i shpezëve), ku si pasojë një person është lënduar nga saçma (copëzat) e kthyer nga toka”, tha policia në raport.
I dyshuari është dërguar në mbajtje më vendim të prokurorit./Arbresh.info/
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania tjetri nga Franc...
Transferohen autoritetet në KFOR, theksohet profesionalizmi ...
Përleshje mes tifozëve pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica...
Begaj nderon në Teksas “Martirin e Kombit” Ervin Dervishi: D...
Barcelona gjithnjë e më pranë titullit, triumfon edhe ndaj G...