Noizy ka reaguar pasi shpalljes në kërkim nga Policia e Kosovës për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”
Ai me anë të një postimi në Instagram ka deklaruar se kallëzimi penal ndaj tij është i rrejshëm, dhe që ska gisht në këtë rast, shrkuan Arbresh.info.
“Prej disa ditësh jam bërë pjesë e titujve mediatik si pasojë e një denoncimi të padrejtë kundrejt meje, për një ngjarje të ndodhur në Pejë, ku unë nuk kam gisht fare, zero! Dua ta nis këtë reagim me një ndjese të thellë ndaj atyre që jane shqetësuar nga reagimi im. Kjo ka ardhur si pasojë e indinjates për një kallëzim të rremë e të padrejtë ndaj meje, pasi kurrë nuk jam përballur me situata të tilla e për pasojë fatkeqësisht nuk kam reaguar në nivelin që do të doja. Edhe njeherë, ndjesë.”, ka shkruar ai.
“Mirëkuptoj edhe median që bën punën e saj dhe i kërkoj ndjesë nëse janë keqkuptuar nga reagimi im i nxituar. Sa më lart dua të bej me dije dhe garantoj këdo dhe çdo institucion se kurresesi nuk jam në arrati apo sfidim ndaj drejtësise, por po ndjek rrugën ligjore me profesionistë të fushës për të shmangur kurthin e padrejtesisë ndaj meje dhe dhënë zgjidhje çështjes në bashkëpunim me organet e drejtesisë në Kosovë”, ka shtuar ai.
View this post on Instagram
LEXO EDHE:
Policia e Kosovës shpall në kërkim Noizyn dhe një person tjetër
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...