Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e reperit Arkimed Lushaj i njohur si Stresi.
Sipas policisë, ai dyshohet se ka kryer veprat penale “ Ndihma” nё kryerjen e veprës penale “Lёndim i rёndё trupor”, shkruan Arbresh.info.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.”, thuhet në njoftim.
“Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: – 192 dhe 080019999 (pa pagesë) – 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: [email protected]”, njofton policia./Arbresh.info/

Përfaqësuesit serbë në Kosovë: Për çështjet e arsimit dhe sh...
Kosova në listën e vendeve të sigurta, Koçiu: Konfirmon kons...
Raportet me Epstein, ish-kryeministri i Norvegjisë akuzohet ...
Çeku i dorëzon detyrën Bogujevcit e Gashanit
Austria përshëndet formimin e Qeverisë së re: Tash Kosova mu...
Bruksel, Komisioni Evropian nën hetim për shitje të pasurive...