Një 39 vjeçar shqiptar, i arratisur nga burgu i Vigevanos në Itali, është arrestuar pas tete vitesh arratie në Barcelonë të Spanjës. Shqiptari, i cili ndodhej në burg për trafik droge, duhej të ishte sërish në burg mbrëmjen e 30 marsit 2016, në përfundim të një leje bonusi njëditore të dhënë nga Magjistratura e Mbikëqyrjes.
Që atëherë ai ishte zhdukur pa lënë gjurmë, duke shkuar jashtë vendit menjëherë pas arratisjes. Një urdhër arresti evropian ishte lëshuar gjithashtu ndaj tij..
Kërkimi për të arratisurin përfundoi më 25 korrik, kur burri u arrestua pranë aeroportit të Barcelonës. Ai tashmë ndodhet në burgun e qytetit spanjoll në pritje të ekstradimit në Itali./abcnews.al/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...