Një sasi lënde narkotike kokainë që vinte nga Ekuadori është sekuestruar në portin e Pireut në Greqi.
Policia greke njofton se Oficerët e Drejtorisë së Narkotikëve dhe Kontrabandës, Grupit Rajonal të Narkotikëve dhe Sigurisë pranë Autoritetit Portual Qendror të Pireut zbuluan dhe sekuestruan një sasi kokaine, vlera e së cilës kalon një milion euro (1.000.000 euro).
30 pako me një sasi kokaine me një peshë totale prej 34 kilogramësh dhe 354 gramë u gjetën brenda një anijeje që kishte lundruar për në terminalin e kontejnerëve në portin e Pireut.
Kokaina ishte vendosur në një enë frigoriferike brenda kontejnerit me banane që ishte ngarkuar në një port ekuadorian. Një hetim pasoi në dy kontejnerë të tjerë, por rezultuan të pastër.
Lënda narkotike e gjetur u sekuestrua pranë Autoritetit Qendror Portual të Pireut, i cili po kryen hetimet paraprake, të cilat më pas do t’i dërgohen Kimisë së Përgjithshme të Shtetit, njofton policia greke./TCh
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...