Nëntë punonjës të agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, UNËRA, mund të jenë përfshirë në sulmin e 7 tetorit të udhëhequr nga Hamasi ndaj Izraelit, thonë Kombet e Bashkuara.
Sipas zëdhënësit të OKB-së, Farhan Haq, të nëntë punonjësit janë pushuar nga puna.
“Ne kemi informacion të mjaftueshëm për masat që po marrim, përkatësisht shkarkimin e këtyre nëntë personave,” tha Haq.
Rreth 1200 njerëz u vranë dhe 251 të tjerë u kthyen në Gaza si pengje në sulmin e paprecedentë vjeshtën e kaluar.
SHBA u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira në Lindjen e Mesme që “të shmangin përshkallëzimin”. Apeli erdhi nga zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, duke raportuar për bisedimet e mbajtura nga sekretari Antony Blinken me homologët e tij egjiptianë dhe të Katarit.
“Përshkallëzimi nuk i sjell dobi askujt dhe mbi të gjitha dëmton ata miliona civilë që duan të jetojnë në paqe,” shtoi ai./A2CNN
Almir Kryeziu “Ylli i Javës” në Superligën e Kos...
J’von McCorrmick, MVP i javës në Superligën e Kosovës
Haxhiu takon Ambasadorin e Sllovenisë, flasin për shkëmbimin...
Gjykata i bën thirrje për dorëzim serbit të akuzuar për krim...
Protestojnë punëtorët e “Prishtina Parking”, paralajmërohet ...
Orav përshëndetet me Kurtin: Institucionet të jenë funksiona...