Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka lavdëruar punën që po e bën kryetari i Istogut, Ilir Ferati.
Abdixhiku ka përmendur për rrugën që po bëhet për në bjeshkën e Moknës, duke shtuar se vendi ynë ka nevojë për projekte të tilla.
“Nga Bjeshka e Moknës dhe rruga e re prej 19.1 kilometrave që po ndërtohet aty. Një koridor i ri turizmi, një model konkret i punës që vërtetë ka rëndësi! Dhe për këso politika e këso projekte ka nevojë vendi ynë. Temat e tjera të thata, përplot mllef e urrejtje, sharje e përplasje, po mbajnë shtetin e shoqërinë peng – tash e katër vjet”, ka shkruar ai në Facebook.
Kreu i LDK-së thotë se partia e tij ka tjetër vizion të zhvillimit, mirëqenies, punëve që lënë shenjë e mbahen në mend.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...