Dy persona të maskuar kanë rrëmbyer dhe grabitur një person në Prishtinë nën kërcënimin e armës.
Sipas policisë, viktima derisa ishte duke hyrë në banesën e tij, dy të dyshuar të maskuar e kanë futur në veturë dhe i kanë marrë para dhe dy kartela bankare, shkruan Arbresh.info.
Të dyshuarit i kanë kërkuar viktimës që ai ta mbyll biznesin e tij dhe më pas janë larguar nga ai vend.
“Prishtinë / 01.08.2024 – 23:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se gjersa kishte qenë duke hyrë në banesën e tij dy të dyshuar të maskuar duke e kërcënuar me armë e kanë futur në veturën e tij dhe ja kanë marrë: paratë, dy kartela bankare dhe kanë kërkuar nga viktima që ai ta mbyll biznesin e tij. Të dyshuarit kishin dalur nga vetura dhe larguar nga ai vend. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4