Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, bënë të ditur se po punohet për shuarjen e 12 vatrave të zjarrit, të cilat janë ende akive, ndërsa 14 vatra të tjera të raportuara gjatë ditës së shtunë janë shuar.
Në njoftim thuhet se aktualisht po monitorohet vatra e zjarrit në fshatin Skuraj, ku pati riaktivizim, ndërkaq, vijon puna për shuarjen e zjarrit të rënë në Malin e Kakarriqit, bashkia Lezhë, përcjell Arbresh.info
Po ashtu, është vënë nën kontroll dhe po punohet për izolimin e plotë të vatrës në Malin e Lopçit, Shkodër.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë aktivizuar 450 forca dhe 33 mjete. Në mbështetje të këtyre forcave janë të angazhuar 130 trupa nga Forcat e Armatosura./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...