Pas pjesëmarrjes në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Policisë së Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla së bashku me drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxhën, vizitoi komunën e Leposaviqit me rastin e përurimit të renovimeve në nënstacionit policor, në fshatin Soqanicë të Komunës së Leposaviqit.
Me qëllim të lehtësimit të shërbimeve për qytetarët pa dallim, kryeministri Kurti potencoi se përurimi i këtij nënstacioni policor është kontribut i shtetit për qytetarin nëpërmjet sundimit të ligjit dhe paqes e sigurisë për të gjithë.
Një renovim aq thelbësor për qytetarët i cili përbën një investim me vlerë prej 46 mijë e 400 euro, nga një dhomë në kushte të mjerueshme, tashmë është shndërruar në një godinë me tri dhoma, dhe dy banjo në 75 metra katrorë, e cila i ka kushtet e mira e të dinjitetshme për punën e Policisë tonë.
Kryeministri Kurti falënderoi ministrin Sveçla, Kryetarin e Komunës, Hetemi dhe Drejtorin e Policisë, Hoxha për punën dhe kontributin e tyre, po ashtu shprehu mirënjohjet dhe falënderimet e tij edhe për punëkryesin i cili ka arritur të finalizojë punimet para afatit kohor të paraparë.
Ai e quajti ditën e sotme si ditë të mirë për mirë për qytetarët dhe Policinë e Kosovës, për sigurinë dhe paqen, meqë paradite diplomuan 448 kadetë të Policisë, ndërkaq në mesditë u bë përurimi i investimeve në nënstacionin policor i cili është kontribut i shtetit për qytetarin nëpërmjet sundimit të ligjit dhe paqes e sigurisë për të gjithë, dhe ofrimit të shërbimeve më cilësore për të gjithë ata./Arbresh.info






Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...
Gjendet një trup i pajetë në një pyll në Istog, dyshohet se ...
DnV thirrje presidentes dhe partive për emërimin e përbërjes...
Trump paralajmëroi Iranin se sot do ta godasë rëndë
Kosova U17 e mbyll me humbje ciklin kualifikues, rikthehet n...