Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është përballur sot me një incident në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.
Lidhur me këtë ngjarje, Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut kanë theksuar se incidenti ka ndodhur gjatë kontrollit kufitar, gjegjësisht në momentin kur Presidentes Osmani i është kërkuar që telefonin ta kalonte përmes skanerit, ndërsa ka ndërhyrë një person nga sigurimi i saj dhe është konfrontuar me sigurimin e aeroportit.
“Sot (01.08.2024) rreth orës 10:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, teksa presidentja e Kosovës po kalonte kontrollin kufitar, në momentin kur asaj iu kërkua që telefonin e saj të kalonte përmes skanerit, një person nga sigurimi i saj është larguar nga punonjësja e TAV-së, me qëllim që ajo të kalonte pa telefon të skanuar dhe bagazh dore. Por më pas bagazhi u kthye dhe kaloi përmes një skaneri. Pas gjysmë ore erdhi një person nga sigurimi i kryetarit të Kuvendit Gashi (polic) me dy persona të tjerë (polic) dhe filluan të kërcënojnë punëtorët e TAV-së dhe të pyesin se kush i ka shkaktuar problem presidentit. Në të njëjtën kohë ka shtyrë edhe një punonjës policie që punonte në pikën kufitare. Menjëherë është njoftuar Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminale dhe Standarde Profesionale dhe po merren masa për zbardhjen e rastit në koordinim me PTHP për QKK-në, pas së cilës do të dorëzohen parashtresat përkatëse”, thanë nga MPB për Klan Maqedoni.
Lexo edhe:
Incident diplomatik në aeroportin e Shkupit, Presidentes Osmani sigurimi provoi t’ia marrë telefonin
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...