Policia e Kosovës njofton se kanë arrestuar katër persona në fshatin Pastasellë të Rahovecit pasi dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Në njoftim thuhet se nga të dyshuarit janë sekuestruar katër armë zjarri: një armë zjarri e gjatë automatike, tri armë zjarri të llojit pistoletë, pesë karikatorë, 22 copë fishekë dhe 31 gëzhoja, përcjell Arbresh.info.
“Të gjitha veprimet hetimore janë ndërmarrë në kordinim me prokurorin e shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar rast “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm”. Rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt. Përdorimi i armëve në festa dhe ahengje është i ndaluar dhe sanksionohet me ligj. Festa me armë është rrezik për të gjithë, zgjidhni të festoni me zemër dhe pa armë”, thuhet në njoftim.Arbresh.info
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...