Qytetarët e Republikës së Kosovës në sondazhin për Ballkanin Perendimor të Institutit Ndërkombëtar Republikan, kanë vlerësuar Forcën e Sigurisë së Kosovës si institucioni më i besueshëm në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se nga 86% e të anketuarve e kanë vlerësuar si institucion të besueshëm.
“Ky rezultat është pasqyrim i përkushtimit të pjesëtarëve të ushtrisë sonë, udhëhequr nga parimi i transparencës dhe llogaridhënies së plotë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës në përmbushjen e objektivave”, thuhet në postim.
Ndër të tjerat, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, falënderoi qytetarët e Republikës së Kosovës për besimin e shprehur, si dhe pjesëtarët e FSK-së dhe shërbyesit civil të Ministrisë së Mbrojtjes, për kontributin e dhënë në këtë arritje kolektive.
“Besimi i popullit edhe më tutje do të shpërblehet me punë, përkushtim dhe shërbim me dinjitet ndaj vendit”, u shpreh ministri Maqedonci./Arbresh.info/
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore