Ngjarjet e datës 1 gusht 2024.
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) mban mbledhjen e radhës. (KPK, ora 10:00)
Komuna e Malishevës, në mënyrë solemne ndan çmimet “Qytetar nderi” për personalitetet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. (Salla e mbledhjeve e Kuvendit të Komunës në Malishevë, ora 10:00)
Lëvizja FOL mban konferencë për media, me ç’rast do të bëjë publikimin e të dhënave nga monitorimi i zbatimit të aktiviteteve të parapara nga Qeveria e Kosovës në kuadër të Planit Kombëtar për Zhvillim, realizimi i të cilave është paraparë të përfundojë në periudhën janar-qershor 2024. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00)
Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca mban konferencë për media ku do të shpalosen rezultatet e tri auditimeve të performancës dhe pajtueshmërisë. (Zyra Kombëtare e Auditimit, ora 11:00)
Rame Lahaj Internation Opera Festival (RLIOF) mban konferencë për media, do të shpalosen detaje për Gala Mbrëmjen ‘Rame Lahaj & Friends’ që mbahet më 2 gusht në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë nga ora 20:30. (Galeria e Fakultetit të Arteve në Prishtinë, ora 11:00)
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj mban konferencë për media. (Zyra qendrore e AAK-së, në lagjen Arbëria në Prishtinë, ora 15:00)
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...