Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, mori pjesë në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani për të diskutuar mbi datën e zgjedhjeve parlamentare.
Pas takimit, Haradinaj sugjeroi që zgjedhjet të zhvillohen më 26 janar 2025.
Postimi i plotë:
Sot në takimin konsultativ të thirrur nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme në Republikën e Kosovës, propozova që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 26 Janar 2025. Kjo është data e parë në përputhje me afatet ligjore. Të njëjtin qëndrim e shprehën edhe partitë tjera opozitare.
Partitë e pakicave joserbe u shprehën të gatshme të pranojnë datën e shumicës, apo datën që e përcakton Presidentja.
Vetëvendosje dhe Lista Serbe, nuk morën pjesë në takim.
Shpresoj që Presidentja ta shfrytëzojë të drejtën e saj kushtetuese dhe ta përfillë kërkesën e partive parlamentare që ishin pjesë e këtij takimi dhe ditën e zgjedhjeve ta caktojë më 26 Janar./Arbresh.info
LEXO EDHE:
https://www.arbresh.info/lajmet/nis-takimi-i-osmanit-me-kreret-e-partive-politike-kusari-lila-perfaqeson-vv-ne/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër