Dy prej personazheve më të komentuara të Big Brother Vip Kosova, Alba Vukaj dhe Vesa Vllasaliu duken se kanë prishur raportet mes tyre.
Kështu ka lënë të nënkuptohet Vesa përmes një Instastory, gjatë një bisede me fansat e saj.
Njëra nga pyetjet kishte të bënte me raportin që ka aktualisht me ish-banorët, gjegjësisht me Alba Vukajn, me të cilën ka ndenjur shumë.
Vesa ka lënë të nënkuptohet se nuk e ka respektuar dhe se për këtë nuk flasin më.
“Ti ke qenë me Albën shoqe më e mirë, çfarë u bë tani me Ilirianën?”, ka qenë pyetja që iu bë.
“Rri edhe ju jap respekt atyre që më japin”, ka shkruajtur ajo.

Kurse vulën se mes vajzave ka ndodhur një krisje, Vesa ia dha kur u pyet se kënd prej vajzave të BBVK e ka shoqe më të mirë, dhe ajo e ka etiketuar Iliriana Sadriun.

Siç duket edhe raporti i “motrusheve”, kaq e pati./Arbresh.info/
Arb Manaj shpallet futbollisti i vitit në Kosovë
Çmimi “Fadil Vokrri” shkon për Amir Rrahmanin
FC Drita fiton çmimin skuadra më e mirë, Zekirija Ramadani t...
Plagoset me thikë një taksist në zonën e Plazhit në Durrës, ...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ademi në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit 2025”...